Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch .
Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i termineve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017, shkruan albinfo.ch.