Njoftimi:
Të nderuar shtetas të Kosovës,
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët janë në territorin e Austrisë që duhet të kthehen në Kosovë për shkak që u ka skaduar viza apo pasaporta, i lusim që të lajmërohen në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë nga Qeveria e Kosovës.
Lajmërimi bëhet brenda 48 orëve – deri me 19 mars në mesditë. Shpenzimet për udhëtim barten nga qytetarët.
Kërkesa për kthim mund të dërgohet me email në adresën:
embassy.austria@rks-gov.net
Në vijim numri emergjent në Ambasadën e Kosovës në Vjenë:
+43 664 2233409