Skip to content

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin rekord

Inflacioni në Gjermani vazhdon me hapa të përshpejtuar edhe në janar, duke arritur nivelin më të lartë që prej tre vjet e gjysmë, raporton "Reuters", përcjell albinfo.ch.

Çmimet e konsumit në Republikën federale u rriten me 1.9% në vit, e cila është pikërisht niveli objektiv i Bankës Qendrore Evropiane, pak nën 2%. Pritjet e ekonomistëve të anketuar nga “Reuters” ishin për një rritje 2 për qind. Në dhjetor rritja ishte 1.7 për qind.
Të dhënat e zyrës statistikore “Destatis” do të japin një shtysë të re të thirrjeve nga Gjermania për Bankën Qendrore Evropiane për të ndaluar këtë lloj të politikës monetare.

“Kohët e inflacionit të ulët në Gjermani përfunduan”, tha Ulrike Kastens, ekonomist në bankën gjermane “Sal. Oppenheim”. Sipas mendimit të tij, nafta e shtrenjtë do të jetë “katapultë” për rritjen e çmimeve të konsumit në një nivel mbi 2% në muajt e ardhshëm. Kastens parashikoi se më 2017 inflacioni do të rritet me një mesatare prej 1.8%.

Të dhënat e “Destatis” tregojnë se rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve janë motorët kryesorë të përshpejtimit të inflacionit në muajin e parë të vitit.

Ekonomistët e anketuar nga “Reuters” presin inflacion të përshpejtuar në eurozonë për 1.1% në dhjetor dhe në 1.5 në janar. Shifrat zyrtare priten të martën.

Në terma mujor, çmimet në muajin e parë të vitit janë ulur me 0.6%.