Bashkimi Evropian në janar regjistroi rekordin e inflacionit prej 5.1 për qind.
Çdo gjë është më e shtrenjtë se një vit më parë në zonën Euro: veshjet, ushqimet, aparatet shtëpiake dhe sigurisht energjia.
Sipas Eurostat, në 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët, çmimet e energjisë janë shkaku kryesor për këtë situatë.
Ato janë 28.6% më të shtrenjta nga sa ishin në 12 muajt e fundit.
Por situata është shumë ndryshe nëse e shohim nga vendi në vend. Lituania, Estonia, Sllovakia, Belgjika dhe Letonia janë në krye të listës, ndërsa Luksemburgu, Malta, Portugalia, Finlanda dhe Franca janë në fund.