Referuar vlerësimeve të institutit, çmimet e konsumit u rritën 5,1 për qind në Austri, përcjell albinfo.ch.
“Rritja e çmimeve të karburantit në baza vjetore ishte disi më pak e theksuar në janar 2022 sesa në muajin e mëparshëm, por vazhdoi të nxiste inflacionin”, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm i ‘Statistics Austria’.
Masa e BE-së e indeksit të harmonizuar e çmimeve të konsumit, ose HICP, u rrit me 4,6 për qind, raporton atsh.
Në baza mujore, çmimet e konsumit mbetën të pandryshuara në janar dhe HICP u rrit 0,1 për qind.