Infermieri N. Hoegel është konsideruar përgjegjës për vdekjen e mbi 100 personave, në dy spitale ku kishte punuar ai, shkruajnë mediat gjermane.
Prokurorët në Gjermani janë shprehur se kanë prova të mjaftueshme ndaj tij, përcjell albinfo.ch.
Hoegel është duke e kryer një burgim të përjetshëm për dy vrasje, derisa besohet se u ka administruar sistematikisht doza fatale të sëmurëve nën kujdesin e tij.
Hoegel thuhet se ka vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 të tjerë në Delmenhorst, dy lokalitete në veri të Gjermanisë, mes viteve 1999-2005. Por, sipas mediave gjermane, numri i përgjithshëm i viktimave është 106.
Ai dëshironte të befasonte kolegët dhe pasi u administronte dozat fatale pacientëve përpiqej t’i sillte sërish në jetë, por shumica e tyre vdisnin.
Prokurorët dyshojnë se Hoegel mund të ketë vrarë edhe më shumë, por një pjesë e trupave të atyre që mund të kenë qenë viktima janë kremtuar.
Nëse shpallet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të rezultojë vrasësi serial më i keq që pas Luftës së Dytë Botërore.