Në të gjithë Zvicrën, pjesëtarët e personelit të shtëpive të kujdesit nxiten të punojnë edhe nëse ata vetë vuajnë nga koronavirusi, përcjell albinfo.ch
Sipas gazetës SonntagsZeitung, menaxhmenti në një shtëpi kujdesi në kantonin e Bernës u ka kërkuar disa infermierëve të sëmurë – të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 – që të vijnë në punë.
Kantoni i Fribourg-ut ka miratuar gjithashtu shfrytëzimin e stafit të sëmurë, shkruante gazeta.
“Ne kemi raporte përkatëse nga kantone të ndryshme”, konfirmon Yvonne Ribi nga Shoqata Zvicerane e Profesionistëve të Infermierisë. Ajo i tha SonntagsZeitung se dinte për institucione në disa kantone ku, megjithë rezultatin pozitiv të testit dhe simptomat e qarta, infermierëve në një shtëpi pleqsh u është kërkuar që gjithsesi të punonin, përcjell tutje albinfo.ch.