Në komunën Vouvry të Kantonit të Valisit është paraqitur një infektim bakterial i ujit të pijes. Për këtë arsye, të 4000 banorët që furnizohen me ujë nga rrjeti i ujësjellësit të kësaj komune janë këshilluar nga autoritetet që ujin, para se ta përdorin, ta ziejnë. Ky rekomandim është publikuar në faqen e internetit të komunës dhe vlen deri në anulimin e tij, raporton sda.ch.
Ende nuk ka ndonjë sqarim për shkakun e ndotjes së ujit.