Përpjekjet gjermane për të rregulluar emetimet e makinave kanë kënaqur ambientalistët, por kanë rritur panikun në industrinë e prodhimit të tyre.
“Është pozitiv fakti që ky debat intensiv po zhvillohet në Gjermani dhe ai duhet të bazohet në studime serioze shkencore”, theksoi Bernhard Mattes, shef i Shoqatës Gjermane të Motoristëve të Industrisë (VDA), për gazetën ”Handelsblatt”.
”Rregulloret nuk mund të funksionojnë siç duhet, nëse ligjet themelore nuk vihen në diskutim’’, tha ai.
Standardet e oksidit të azotit përdoren në disa qytete gjermane si një justifikim për ndalimin e automjeteve me naftë, në interes të përmirësimit të cilësisë së ajrit, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Ky vendim po ndikon në industrinë automobilistike gjermane.