Indonezia është goditur nga një tërmet i fuqishëm, me afro 6 ballë të shkallës Rihter, në pjesën veriore të ishujve Maluku.
Qendra Hulumtuese Gjermane për Gjeoshkencë kishte njoftuar se shkalla e tërmetit ishte 6.2 shkallë, mirëpo Agjencia Gjeologjike e Indonezisë ka bërë të ditur se shkalla e tërmetit ka qenë 5.9 ballë Rihter dhe nuk është paralajmëruar për cunami, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, thellësia e tërmetit ishte 168 kilometra, ndërsa deri tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.