Fondacioni “Hasan Prishtina” të shtunën në kryeqytetin e Kosovës ka bërë inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina, me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes së tij, përcjell albinfo.ch.
Mehmet Prishtina, nga ky fondacion tha se viti 2023 është shpallur si vit i heroit Hasan Prishtina dhe gjatë gjithë vitit janë zhvilluar aktivitete në trevat ku heroi ka vepruar.
Ai bëri thirrje që liderët shqiptarë të marrin shembull rrugën e heroit Prishtina.