Mjekëve të Universitetit me renome botërore të Mjekësisë në Hannover (MHH) u ka shkuar për herë të parë përdore për të implantuar një zemër artificiale të modelit “Heartmate III”. Bartësi i zemrës së re është një pacient 56 vjeçar nga Hesseni.
Zemra e re artificiale është perfeksionuar më tutje nga an teknike dhe është ka dimensione më të vogla se modelet e deritashme. Ajo do të implantohet në tetë qendra mjekësore të sëmundjeve të zemrës në gjithë botën.
“Mjerisht koha mesatare e pritjes së pacienteve për një zemër të tillë është 3 deri në 5 vite”, ka thënë mjeku i zemrës nga Freiburgu, Friedhelm Beyersdorf.
Zemra artificiale nuk është zëvendësim për zemrën si organ por është një aparat mekanik që pompon gjakun në trup në rastet kur zemra është tepër e dobët për ta bërë këtë, shkruan fokus.de.
Në kushtet kur ka rënie drastike të organeve të dhuruara të zemrës për transplantim, rriten kërkesat për zemrat artificiale. Me ndihmën e tyre do të reduktohet rreziku që pacientët të vdesin gjersa janë në listat e pritjes për një zemër të dhuruar, për transplantim.