Imami i një xhamie të Luganos, Samir Raadouan Jelassi u ka bërë thirrje besimtarëve të vet dhe myslimanëve tjerë që të dielën që vjen të vizitojnë kishat e krishtera të vendit, shkruan srf.ch.
Me këtë gjest, ka thënë ai, ata do ta shprehin dhembjen që ndjejnë pas akteve të dhunshme që muajve të kaluar janë bërë në emrin e islamit, transmeton albinfo.ch
Synim i myslimanëve në Kantonin e Ticionos, ka thënë imami, është bashkëjetesa paqësore me njerëzit e besimeve tjera.
Duke mësuar lajmin për apelin e bërë, ipeshkvi i Luganos Valerio Lazzeri e ka mirëpritur dhe përshëndetur atë. “Kjo është shenjë e madhe e solidaritetit”, ka thënë ai dhe ka shtuar se janë të mirëseardhur.