Njëri nga imamët më modernë në Zvicër, Mustafa Memeti, ka magjistruar në Universitetin e Bernit, shkruan albinfo.ch.
Ai është pajisur me diplomën pasuniversitare për kujdesin fetar në kontekstin e migracionit.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë shumë mysafirë special, ndër to, edhe ish-presidentja e Zvicrës, Simonetta Sommaruga.
Mustafa Memeti është shembulli i një myslimani në Zvicër. Ai ligjëron në xhaminë në tre gjuhë, shqip, gjermanisht dhe arabisht.
Më parë, ai ishte zgjedhur edhe “Zvicerani i Vitit”, si dhe kishte qenë kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës. Ai njihet si një nga imamët më të modernë në Zvicër.



