Papunësia do të rritet në vitin 2017 me një mesatare prej 5.8 për qind. Kjo paraqet një rritje prej 0.1 pikë përqindje ose 3.4 milionë të papunë, thotë në raportin e saj të fundit Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Performanca zhgënjyese e ekonomisë botërore dhe pasiguria politike vazhdon të peshojnë në tregun e punës, tha drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Guy Ryder, të enjten para mediave në Gjenevë.
Për këtë arsye sidomos ekonomitë në zhvillim mund të jenë përgjegjës për rritjen e papunësisë, ndërsa pritet që në vendet e industrializuara të ketë një rënie të lehtë.
Një nga masat më të rëndësishëm për zvogëlimin e papunësisë, sipas agjencisë së OKB-së, është lufta kundër ekonomisë në hije. Përpjekjet duhet të intensifikohen, tha Ryder, përcjell albinfo.ch.