Skuadra shqiptare, Iliria nga Soloturni është eliminuar nga Kupa e Zvicrës, pasi është mundur nga Schaffhausen me rezultat 4:1, shkruan albinfo.ch.
Iliria ka treguar një lojë mjaft të mirë, derisa edhe atmosfera në tribuna ishte shumë e mirë, por Schaffhausen ka qenë favorite dhe ka fituar. Luis shënoi i pari për mysafirët në minutën e 32-të, ndërsa Frontino shënoi në minutën e 59-të.
Alban Jahiu realizoi golin e vetëm për skuadrën shqiptare, derisa më pas Schaffhausen shënoi edhe dy herë për t’u kualifikuar në xhiron e radhës.
Sidoqoftë, Iliria largohet me kokën lartë, pasi bëri paraqitje shumë të mirë.