Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, presidenti shqiptar, Ilir Meta, do të qëndrojë gjatë ditës në Kosovë.
Meta fillimisht do të ndajë disa dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës, që shërbyen në ndihmë në Shqipëri pas tërmetit tragjik.
Presidenti shqiptar do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes, ku përveç se me ministrin në detyrë, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj,
Pak orë më vonë, Meta së bashku me Haradinajn vizitojnë Komunën e Gjilanit, ku do të priten nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
Meta, Hardinaj dhe Haziri do të qëndrojë në fshatin Livoç të Gjilanit, ku do të vizitojnë familjen Abazi që humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri.