Tashmë kjo ikje masive ka prekur fshatrat e Gjilanit dhe vet qytetin, raportojnë mediat lokale nga ky qytet i Kosovës.
Ikjet masive po ndodhin nga fshatrat e mëdha si Pograxha, Malisheva, Uglari, Zhegra, Bresalci e Mireshi, raporton rajonipress.
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri thotë se kjo ikje është e dhimbshme dhe e trishtueshme. Apelon që të rinjtë mos të bien viktimë e trafikantëve.
Lutfi Haziri thotë se është e dhimbshme ikja e të rinjve dhe e familjeve gjilanase sepse ky trend i ikjes realisht është kundër liberalizimit të vizave.
“U bëjë apel familjeve gjilanase që të jenë të durueshëm dhe mos të bien viktimë e trafikantëve sepse ata janë vetëm viktimë sepse asnjë shtet i BE-së nuk lëshon viza e leje qëndrimi”, deklaron Haziri.