Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkon prokurori që do të udhëhiqej nga ndërkombëtarët. Kjo organizatë ka prezantuar analizën e politikave dhe ligjeve rreth ndikimit politik në sistemin e drejtësisë dhe mungesës së rezultateve në luftimin e korrupsionit.
Drejtori i IKD-së, Betim Musliu, ka deklaruar se si zgjidhje më e mirë në luftën kundër korrupsionit, do të ishte themelimi i një prokurorie apo gjykate krejtësisht të pavarur nga politika në Kosovë. Ai tha se korrupsioni, i cili ndiqet në Kosovë i takon profilit të ulët dhe të mesëm.
“Sistemi i drejtësisë vazhdon të vuajë nga ndikimet politike dhe grupet e fuqishme të interesit, të cilat e kanë kapur sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Musliu.