Mijëra boshnjakë u lutën sot, ndërsa një kamion me 127 arkivole përshkoi kryeqytetin rrugës për në Srebrenicë, ku viktimat më të fundit të identifikuara, do të varroseshin në 21 vjetorin e masakrës më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shumë njerëz që kishin dalë në rrugë qanin dhe vendosnin lule në makinën e kortezhit, para se ajo të largohej ngadalë në rrugën e mbuluar me petale trëndafilash.Viktimat e identifikuara së fundmi ishin në moshën nga 14 deri në 77 vjeç.
Prej datës 11, deri më 22 korrik 1995, trupat serbe masakruan mbi tetë mijë djem e burra myslimanë boshnjakë.
Si çdo vit, edhe këtë herë në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës janë mbajtur ceremoni përkujtimore