Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pasditen e sotme ka ateruar në aeroportin e Cyrihut, i shoqëruar nga dy avionë luftarakë F/A-18 nga Ushtria Zvicerane.
Nga atje, Zelensky udhëtoi me helikopter në Bürgenstock NW, për konferencën e Paqes në Ukrainë, që do të zhvillohet nesër, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Zelensky ka shkruar se mezi priste “ditët e bashkëpunimit aktiv me vende nga të gjitha pjesët e botës”. Ata të gjithë kishin “qëllim të përbashkët për t’u bashkuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”./Blick