Kevin Sekniqi, i riu shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është listuar nga revista prestigjioze “Forbes” në “30 under 30”, një nga 30 personat e moshës nën 30 vjeç që ka arritur një sukses marramendës në botën financiare dhe atë të zhvillimit ekonomik, përcjell albinfo.ch.
“Është bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarësh”, nënvizohet në përshkrimin e revistës amerikane.
Për suksesin e Sekniqit dhe vlerësimin që i është bërë nga “Forbes”, ka bërë një koment edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli – Faber, e cila mes të tjerash e etiketon “një ‘hit’ në botën financiare” dhe një njeri mjaft modest.
