Granit Xhaka sërish pozitiv me Covid 19. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e tij, Arsenal, njofton albinfo.ch.
Për këtë arsye, Xhaka do të mungojë për ndeshjen që “Topçinjtë” zhvillojnë me Nottinhgam Forest.
Kjo është hera e dytë që Xhaka është infektuar me Covid. Hera e parë kishte ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar.
Madje, ishte futbollisti i vetëm te Zvicra që nuk kishte pranuar të vaksinohet. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.