Ishte një skenë si në film. Dy vëllezër nga Kosova po vozisnin shpejtë, derisa policia po i ndiqte. Por, këtu nuk ka skena të Hollywoodit. Është magjistralja A1 mes Lenzburg dhe tunelit Baregg në Kantonin Aargau, shkruan ‘Blick’.
Pavarësisht dëshmive të videove, njëri nga dy vëllezërit e ka mohuar këtë në gjykatë. Mësohet se kjo ngjarje kishte ndodhur në maj të vitit 2016, përcjell albinfo.ch.
Ata ishin duke vozitur në autostradën Aargauer, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120, kurse vëllezërit nga Kosova po vozitnin 160. Ata po i ndiqte një makinë e policisë, derisa më në fund janë ndalur.
Shoferi i makinës e kishte pranuar dënimin dhe videoja e policisë ishte e mjaftueshme për të, por vëllai i tij jo. Ai ka thënë se nuk kanë prova kundër tij dhe kishin udhëtuar vetëm 130 km në orë. “Si nuk jam i sigurt. Unë kurrë nuk gënjej. Unë gjithmonë them të vërtetën”.
Por, në imazhet e kamerave shihet qartë se makina po voziste 160 km në orë. Gjykata dënoi me një gjobë prej 400 franga dhe 1750 euro shpenzime të gjyqit dhe kjo nuk është problem i madh, duke marrë parasysh se ai ka të ardhura vjetore prej 300 mijë franga zvicerane, por ai kishte shkelur ligjet e trafikut edhe më herët dhe kjo i shkakton probleme. Ai do të dëshironte që kjo çështje të shkojë në Gjykatën Federale.
Dënimi e ka zemëruar shumë atë. Megjithatë gjykatësi i është përgjigjur se ai jeton që 20 vjet dhe duhet të njeh më mirë Zvicrën.
“Nuk jeni ju ai që më tregon se a jam i integruar apo jo”, thotë ai duke dalë i zemëruar.