I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Albinot Bimbashi, mori pjesë në organizimin tradicional vjetor të Presidentit të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Në fjalimin e tij, Presidenti austriak theksoi sfidat aktuale globale dhe rëndësinë e unitetit evropian, multilateralizmit dhe diplomacisë për paqe dhe stabilitet ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.
Në margjinat e aktivitetit, Bimbashi, shkëmbeu përshëndetje me Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, duke riafirmuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
