Iniciativa popullore në nivel të Zvicrës, “E drejta zvicerane në vend të gjyqtarëve të huaj” sot ka plotësuar kushtet ligjore për t`u hedhur në votim.
Me grumbullimin e gjithsej 117.404 nënshkrimeve, nga të cilët 116.428 të vlefshëm, iniciativa tashmë formalisht është e vlefshme kanë bërë të ditur nga kancelaria Federale të enjten, bëhet e ditur në një komunikatë për media që ka lëshuar kancelaria.
Partia që e ka lancuar iniciativën, SVP/UDC, nënshkrimet në fjalë i ka dorëzuar në muajin gusht dhe ndërkohë është dashur të bëhet verifikim i i tyre, shkruan albinfo.ch .
Iniciativa e njohur edhe si ”Iniciativa e vetëvendosjes” kërkon veç tjerash që Kushtetuta Federale të qëndrojë mbi të drejtën ndërkombëtare dhe t`i paraprijë asaj. Përjashtime në këtë drejtim mund të bëjnë vetëm dispozitat e detyrueshme siç janë ato për ndalimin e skllavërisë dhe gjenocidit.