Mësohet se sot është varrosur ish-boksieri Besar Nimani, pasi u vra të shtunën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch
“Qindra shqiptarë të pranishëm në varrimin e boksierit Besar Nimani, i vrarë javën e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë”.
Ai është varrosur në varrezat e myslimanëve në “Sennefriedhof”.
Përndryshe, policia gjermane ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e autorëve. Bëhet fjalë për dy 33-vjeçarë, Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.