Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit president të shtetit nuk i ka irrituar vetëm përfaqësuesit e partive opozitare, por edhe qytetarët e rëndomtë. Një qytetarë nga rajoni i Gjakovës menjëherë pasi Thaçi u zgjodh president me mandat 5 vjeçar, hoqi dorë nga nënshtetësia kosovare.
Në një video që po qarkullon në rrjetin social Facebook, ky qytetarë dëgjohet tek thotë se në po vendos të heqë dorë nga kjo nënshtetësi, për të aplikuar në ndonjë kineze apo afrikane. “Krejt kjo për padrejtësitë që janë bërë” ka thënë ky qytetar që nga theksi duhet të jetë nga rajoni i Dukagjinit.
Në video shihet se ai po i grisë certifikatat e lindjes të fëmijëve të tij, por edhe pasaportat biometrik të Republikës së Kosovës. Aty shihet se po i bën copë-copë, pasaportën e vet, të dy djemve të tij, njëri quhet Malësor, tjetri Planor dhe vajzës Arbresha. Këtë thotë po e bënë sepse Kosova, sipas tij, po qeverisët nga mafiozet.