Një kilogram drogë e tipit heroinë është gjetur në banesën ku po qëndronte ilegalisht, në Zug, një shqiptar 20 vjeç. Këtë sasi heroine policia e Zugut e ka kapur gjatë një bastisje në një banesë.
Me këtë rast policia ka arrestuar shtetasin shqiptar. Policisë i kishte rënë në sy 20 vjeçari të mërkurën rreth orës 15 para stacionit hekurudhor të Zugut.
Pasi e ndaluan, e kontrolluan, në xhepat e tij gjetën lëndë narkotike të paketuar në porcione të vogla. Pas kësaj, policët shkuan ta bastisin banesën ku banonte i riu që nuk kishte qëndrim legal në Zvicër.
Me ndihmën e qenit gjurmues, policët gjetën një sasi prej rreth një kilogrami heroinë dhe mjete të ndryshme që përdoren për përpunimin dhe shitjen e drogës.
I riu i ndaluar i është dorëzuar prokurorisë publike të Kantonit të Cyrihut, e cila ka kërkuar sot (23 nëntor) para gjyqtarit hetues burg hetues për personin e kapur me drogë.