Është bërë e ditur se Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, është emëruar nga presidenti Donald Trump drejtor i Inteligjencës Kombëtare (Amerikane).
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Grenell është i besuari i Trump-it, i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare, të para me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë.
Ai do të pasojë kështu Joseph Maguiren-in, që ka shërbyer si drejtor në detyrë i Inteligjencës amerikane, fill pasi Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e shkuar.
Kohë më parë Trumpi e emëroi Grenellin të dërguar të posaçëm të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.