Një 30-vjeçar nga Elbasani, i dënuar për trafik droge me ndihmën e interpolit shqiptar është ekstraduar të martën nga Zvicra për në Shqipëri. Benci Troska ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe sot është riatdhesuar.
Troska është dënuar me 4 vjet e 12 ditë në burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike“, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Zvicër, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.