Me sa duket, ky do të jetë muaji i fundit i Elseid Hysajt te skuadra e Napolit.
Kjo pasi që i njëjti nuk ka arritur të nënshkruajë marrëveshje për vazhdim të kontratës me napolitanët.
Gjatë ditës është raportuar nga mediat sportive se vetë drejtori i Napolit, Giuntoli, ka thënë se ka përfunduar marrëveshja edhe me dëshirën e Hysajt për t’u larguar nga Napoli.