Pas ngjarjeve të fundit, sot Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres së Financave, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra e ministres së Financave Hykmete Bajramin, pas kërkesës së kësaj të fundit.
Në vend të Bajramit, me këtë ministri do të udhëheqë Agim Krasniqi, i cili ka qenë zëvendësministër në këtë ministri.
Po ashtu, edhe vetë Hykmetja e ka konfirmuar dorëheqjen e saj, por ka mohuar se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.
“Nuk kam dhënë dorëheqje nga LDK. Sot me kërkesë timen jam liruar nga detyra e ministres së Financave (në detyrë)”.