Hungaria do tërhiqet nga paketa e Organizata e Kombeve të Bashkuara për migracion.
Kjo do të ndodh para se të hyjë në fuqi, shkruan Albinfo.ch.
Njoftimin për tërheqjen e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto duke shtuar se “kjo paketë shkon kundër interesit të Hungarisë”.
Sipas ministrit Szijjarto, është e papranueshme nga ana e Hungarisë që kjo marrëveshje e mbështet migracionin dhe e konsideron atë në të drejtat e njeriut.
Ky traktat i arritur të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së synon të krijojë një kuadër botëror për menaxhimin e migracionit, ndërsa Paketa e OKB-së për Migracionin pritet të nënshkruhet në dhjetor në Marok.