Nga nesër në Hungari hyn në fuqi dekreti për gjendje të jashtëzakonshme. Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili përmes Facebook deklaroi se kabineti i tij duhej të ishte në gjendje që sfidave t’u përgjigjej shpejt.
Ndryshimi nënkupton se ai do të jetë në gjendje të qeverisë me dekret.