Gjykata në Hungari ka refuzuar kërkesën e Shkupit për ekstradimin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u arratis në Budapest në nëntor të vitit të kaluar.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, njëherësh kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ishte i pranishëm në seancën gjyqësore. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është paraqitja e ish-kryeministrit, i cili u shfaq në seancë me kapelë sportive dhe syze dielli, ndërsa xhaketa mendohet se i mbulonte prangat në duar.
Maqedonia e Veriut ka kërkuar ekstradimin e Gruevskit për vuajtjen e dënimin prej dy vjetësh për blerjen e automjetit tip Mercedes në rastin e PSP-së “Tanku” dhe për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, ku është i dyshuar si organizator.
Ndërsa kujtojmë se ish-kryeministri maqedonas fitoi azil politik në Hungari.