Kreu i qeverisë hungazez i kërkon BE-së një ri-angazhim më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor.
Ai e mbështet nisjen e dialogut për liberalizim të vizave me Kosovën.
Sipas tij nuk mund të mbeten vrima të zeza në hartën e Evropës dhe për këtë kemi nevojë të forcojmë perspektivën evropiane të Kosovës.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është posaçërisht e vështirë për arsyen se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Por, ne mund të bëjmë progres në fushën, siç është adoptimi i një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”, thuhet në memorandumin e kryeministrit hungarez, vendi i të cilit kishte kryesimin e radhës të BE-së në 6 muajt e parë të këtij viti.
Ai ka shprehur besimin e tij se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në një afat të shkurtër.
Sipas kryeministrit të vendit që deri më tash kishte kryesimin e radhës të BE-së, pozita gjeografike e vendeve të Ballkanit Perëndimor bën që integrimi i këtyre shteteve në BE të mos jetë vetëm një zgjerim i thjeshtë i Bashkimit Evropian, por më shumë kompletim i një pune të papërfunduar të ribashkimit të Evropës.