Humbje e thellë e Kosovës nga Kroacia me rezultat 0-6 në takimin e zhvilluar të enjten mbrëma në kualifikimin për Botërorin “Rusia 2018”.
Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në pjesën e dytë, ishin sërish kroatët të cilët shënuan edhe 3 gola.
Mario Manxhukiq ka shënuar tre gola derisa nga një gol realizuan Mitroviq, Kaliniq e Perisiq.
Megjithë tentimin për të shënuar, kosovarët nuk arritën ta bëjnë këtë deri në fund të takimit.
Humbja e thellë ia vështirëson punën Kosovës për kualifikimet e mëtejshme për Botërorin “Rusia 2018”.
Kosova në ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj Ukrainës.
Pjesa e parë: Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur keq pjesën e parë, duke u mposhtur sonte nga Kroacia, me rezultat 0-3, në Shkodër.
Mario Manxhukiq ka shënuar të tre golat. Kroacia po dominon. Kosova kishte vetëm dy raste shënimi.
Përfaqësuesja kosovare e cila për herë të parë është pjesë e kualifikimeve për Botërorin e ardhshëm, nuk ka mundur të bëjë më shumë, sepse përvoja ishte dukshëm në anën e kroatëve.
Atmosfera në Shkodër është e jashtëzakonshme.

