Zvicra ka pësuar humbje befasuese në miqësoren nga Katari me rezultat 0:1. E përditshmja zvicerane ‘Blick’, pas ndeshjes gjithmonë i noton lojtarët, ku kësaj radhe ka qenë e pamëshirshme.
Vetëm dy lojtarë janë notuar me 4, kurse të tjerët me 3 dhe 2. Notat janë nga 1 deri në 6.
Granit Xhaka ishte titullar, duke luajtur pjesën e parë, derisa Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti hyrën në lojë në pjesën e dytë.
Xhaka është notuar me notën 2, pa ndikim në pjesën e parë, ashtu si është notuar edhe Shaqiri që hyri në pjesën e dytë, kurse Ajeti me 3
Notat
Yvon Mvogo 4
Leo Lecroix 2
Fabian Schar 3
Loris Benito 2
Michael Lang 4
Denis Zakaria 2
Granit Xhaka 2
Remo Freuler 2
Steven Zuber 2
Christian Fassnacht 2
Mario Gavranoviq 2
Xherdan Shaqiri 2
Albian Ajeti 3
Edmilson Fernandes 2
François Moubandje 2