Kombëtarja shqiptare dhe Përfaqësuesja e Kosovës me humbje kanë përmbyllur kampanjën kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria është mundur në Shkodër nga Italia me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Antonio Candreva në minutën e 73-të nga afërsia.
Kuqezinjtë kishin disa raste mjaft të mira shënimi, megjithatë nuk arritën të mposhtin Buffonin. Shqipëria përfundon kampanjën kualifikuese në vendin e tretë me 13 pikë pas Spanjës dhe Italisë.
Ndërkohë, Kosova ka pësuar humbjen e nëntë radhazi, kësaj radhe nga Islanda 2:0. Sigurdsson realizoi në minutë e 40-të, derisa Gudmundsson në minutën e 68-të.
Kosova përfundon në vendin e fundit me vetëm një pikë, barazimin me Finlandën dhe më pas erdhën nëntë humbjet radhazi.
Ndërkohë, Maqedonia ka mundur Lihtenshtajnin 4:0, ku tre golat i kanë shënuar futbollistët shqiptarë.
Musliu, Enis Bardhi dhe Arjan Ademi kanë realizuar për Maqedoninë.