Një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Zvicër, duket se ka ndryshime te votuesit helvetë. Një barometër zgjedhor i SRG, ka treguar se është rritur mbështetje te forcat e Gjelbërta, liberale dhe FDP ( + 1.3 përqind) . Ngjashëm vlen edhe për të majtët e SP (+0.5 përqind), kurse humbje të mëdha kanë shënuar popullistët e SVP (-2 përqind) dhe partia katolike e qendrës CVP (-1.5 përqind). Ngjashëm humbje shënon edhe BDP, shkruan albinfo.ch.
Arsyet e kësaj zhvendosjeje janë për shkak se temat e emigrantëve dhe azilkërkuesve nuk janë dominante si në 2015, dhe këtu humbin partitë populliste, kurse pavarësisht se përmenden temat e sigurimit social, pensionit, partia e majtë SP nuk ka arritur të përfitojë shumë mbështetje. Të Gjelbërit kanë fituar mbështetje për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit dhe CO2, kursë partia e qendrës CVP nuk tregon alternativë të qartë dhe ka mbështetje kryesisht nga katolikët e vendit.
Përndryshe partia më e madhe zvicerane, përsëri do mbetej SVP me 27 përqind të votave. Shumica e shqiptaro-zviceranëve janë kyqur në SP.