Një turist shtetas zviceran ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit.
Sipas autoriteteve shqiptare, 66 vjeçari me inicialet N. I nga Zvicra dyshohet se është mbytur pasi ka pësuar atak kardiak, shkruan Albinfo.ch.
Sipas policisë,”në lagjen Numër 13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër, dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale”.