Një kosovar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit, në mesditën e sotme, përcjell albinfo.ch.
Indeksonline mëson se një mashkull i moshës rreth të 60-ave është gjetur pa shenja jete në bregdet.
Nga dyshimet e para, thuhet se kosovari ka pësuar infarkt, gjersa po lahej në det.
Trupi i pajetë është gjetur në bregdet, afër pistës Kosova.
Nuk dihet ende identiteti i të ndjerit.