Më saktësisht rasti ka ndodhur në në fabrikën e stiroporit “SatStyro” në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, shkruan Albinfo.ch.
Lajmin për vdekjen e 17 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Prizrenit.
Policia ka thënë se ende askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, pavarësisht se i riu nuk dihet nëse kishte pasur kontratë punë.
Sipas Ligji i Punës në Kosovë marrëdhënia e punës mund të themelohet edhe me personat në mes të moshës pesëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të cilët mund të punësohen për punë të lehta që nuk paraqesin rrezik për shëndetin ose zhvillimin e tyre dhe nëse ajo punë nuk është e ndaluar me ndonjë ligj ose akt nënligjor.
Sipas KK pronarët e fabrikës “SatStyro” nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me rastin.
Megjithatë është bërë e ditur se vdekja ka qenë aksidentale dhe gjatë punës me makinën e stiroporit viktimës i janë shkaktuar plagë vdekjeprurëse.