Mediat italiane raportojnë se një vogëlush me shtetësi shqiptare, mosha e të cilit ishte 8 vjeç, ka vdekur pas një aksidenti të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje (të dielën) në Foggia.
Thuhet se ai u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.