Mediat italiane raportojnë se një shqiptar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti tragjik në rrugën Villafranca të Astit në Itali, transmeton albinfo.ch.
Ai ishte 38-vjeçari me inicialet K.T. dhe po voziste një veturë të tipit “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër.
Mediat shkruajnë se shoferi tjetër që shkaktoi aksidentin humbi kontrollin e mjetit dhe i mori jetën e mërgimtarit shqiptar.
Theksohet se ngjarja ka ndodhur në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele, ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente të tjera të rënda. Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.