Është bërë e dtur se një person nga fshati Petrovë në komunën e Shtimes dje ka ndërruar jetë në Zvicër.
Sipas informacioneve, thuhet se ai ishte i prekur me koronavirus dhe se lajmin e kanë bërë të ditur nga Komuna e Shtimes.
Ndërkohë, mbrëmë një rast i ri me koronavirus është shënuar në këtë komunë.
Sipas njoftimit, Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera kanë marrë të gjitha masat për mbrojtje nga COVID-19.
“Po ashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqeta.
Ju lusim që të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimës.