Bëhet e ditur se Florend Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit ka humbur jetën aksidentalisht në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të qytetit të Deçanit.
“Ka humbur jetën aksidentalisht në Zvicër Florend Sadikaj, nga Lëbusha e Deçanit! Ngushëllime familjes Sadikaj! Shpirti i Florentit pushoftë në paqe!”, thuhet në njoftim. /Albinfo.ch