Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka takuar tre shqiptarë të suksesshëm: nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët janë shembull i suksesit në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Huber ka shkruar se ata janë me origjinë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe janë shtetas të mirë-integruar zviceranë.
‘Kënaqësi të takohemi me Bardhyl Colin, Përparim Avdilin dhe Burim Hasanin, të cilët janë aktivë në biznes dhe politikë në Zvicër dhe janë shembuj të shkëlqyer të integrimit’, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/share/p/BmR5rKpAD7C1ovAV/
