HTC dhe Motorola thonë se nuk përdorin skema të njëjta si Apple për ngadalësim të telefonave të vjetër.
Për “The Verge” të dy kompanitë thonë se nuk i ngadalësojnë telefonat e vjetër në mënyrë që të zgjasin bateritë e pajisjeve, siç pranoi se po bën Apple, e cila po përballet me padi të shumta, transmeton Albinfo.ch.
Apple thotë se nisi këtë veprim me telefonat iPhone 6, 6S dhe SE në mënyrë që të parandalojë dobësimin e madh të baterive me kalimin e kohës.
Me këtë rast, Apple ka kërkuar falje dhe ka zbritur çmimin e ndërrimit të baterive.